Ja arsyet se përse meshkujt beqarë duhet të vizitojnë Brazilin!

Apr 18, 2015 | 14:34
SHPËRNDAJE

Jeni beqar dhe doni të bëni udhëtimin e jetës? Sipas një site amerikan ‘Good tips’ Brazili është klasifikuar si vendi i duhur për pushimet ideale të meshkujve beqarë.

Ja cilat janë disa nga arsyet kryesore që duhet ta mendoni këtë seriozisht dhe të shkoni në Brazilin magjik!!

1-Plazhet e bukura. Brazili ka plot 1 500 plazhe të ndryshme, me rërë, ujë dhe natyrë të rrallë. Në këto plazhe mund të gjesh turistë nga e gjithë bota dhe vajza me të cilat mund të kalosh një aventurë të paharrueshme. 

2-Kur thua Brazil, kujton menjëherë karnavalet. E pse jo? Ato janë një ndër aktivitetet më të mëdha në glob, ku mund të shikosh balerina të bukura me kostume ekzotike, dhe mund të pish ç’të duash! 

 

3-Festimet e vitit të Ri. Miliona njerëz të veshur me të bardha presin ndërrimin e viteve në plazhin Copacabana dhe festohet deri në agim. Spektakli i fishekzjarreve është një eksperiencë fantastike.

 4-Vajzat braziliane janë njohur si shumë të afërta dhe sociale. Nëse po kërkoni një të dashur të përkohshme apo mike të reja, për ju djemtë beqarë, Brazili është vendi i duhur!

 

5-Në Brazil është një fshat Noiva do Cordeiro ku ndodhen plot 600 femra beqare të cilat presin mashkullin ideal. Nëse mendoni se jeni i tillë atëherë vizitoni me patjetër këtë vend!

 
6-Ky është plazhi më seksi që ekziston në planet. Brazilianet me forma trupore bombastike mbushin plazhin e Ipanema, të cilat veshin kostumet më të vogla të banjos që keni parë ndonjëherë!

 

7-Për të provuar këtë lloj sporti që ju fal shumë adrenalinë.
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura