Ivanov nesër në Tiranë, nis vizitën dy ditore. Ja axhenda

Apr 1, 2015 | 20:23
SHPËRNDAJE
Presidenti i Republikes se Maqedonise, Gjorge Ivanov mberrin neser ne Tirane ne nje vizite zyrtare dy ditore.
Lajmin e raportuar nga mediat maqedonase e ka konfimuar edhe Presidenca shqiptare, e cila ka bere me dije axhenden e vizites se Ivanov.
Ora 10:00 Ceremonia zyrtare e pritjes e ndjekur nga fotoja familjare e çifteve presidenciale; 
Ora 10:25 Takimi koke me koke mes dy Presidenteve;
Ora 10:45 Bisedimet dypaleshe mes dy delegacioneve zyrtare;
Ora 11.30 Konferenca e perbashket e shtypit e dy Presidenteve (edhe transmetim direkt).

Presidenti ivanov në Tiranë do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama. kryetarin e parlamentit, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Po gjatë kësaj vizite, presidenti Ivanov do të vizitojë edhe Pustecin ku do të takohet me pjestarët e bashkësisë etnike maqedonase. Së bashku me presidentin Ivanov për vizitë në Shqipëri është edhe minsitri i mbrojtjes Zoran Jolevski.

Mesohet se gjate qendrimit ne Shqiperi, Ivanov, do te shoqerohet edhe nga bashkeshortja e tij, raporton “Ina”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura