Iu prish shtëpia nga tërmeti i 21 shtatorit, gjyshja e familjes merr çelësat e banesës së re. Nga puthjet me Ramën te hudhrat, ja fotot pikante

Dec 7, 2019 | 13:23
SHPËRNDAJE

rama kashar plaka

Në 21 shtatorin e kaluar shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rënde nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme. Dy muaj më pas, 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re.

Kryeministri Edi Rama ishte sot bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes Hide Lami, e cila nga ana e saj i falenderoi që arritën të bënin realitet një ëndërr.

Ndërkohë që Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit.

“Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri”, tha ai.

Nderkaq, Bashkia e Tiranes ka dhene zgjidhje edhe per shtepite e shpallura te pabanueshme nga termeti i 26 nentorit, duke siguruar bonus qeraje 1 vit per mbi 900 familje, deri ne zgjidhjen e strehimit te tyre.

sh[ia6 shpia5 shpia4 hudhra3 rama plaka2 rama plaka1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura