Iu gjetën 34 milion lekë në banesë, KLD merr vendimin për gjyqtarin Miri

Nov 17, 2017 | 18:48
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e fundit ka vendosur që të pezulloj nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për tjetërsim të një vendim duke liruar një person nga burgu. Shkëlqim Miri u arrestua pak ditë më parë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg”.

Miri

Shkëlqim Miri u arrestua pasi dyshohet se ka marrë ryshfet 20 mijë euro për ndryshimin e akuzës ndaj Gentian Dodës duke sjellë lirimin e tij nga burgu. Por, gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, Mirit iu gjetën dhe sekuestruan 34 milionë lekë, të cilat ai deklaroi se i kishte për kurim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura