Iu bë sot atentat, nëna e boksierit shkodran: Ja pse nuk kam parë asnjë ndeshje të tij

May 6, 2017 | 16:15
SHPËRNDAJE

Boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa është plagosur sot me dy plumba gjatë një atentati me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës.

Nelson HysaBoksieri i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend. Ai është shpallur 18 herë kampion boksi i Shqipërisë.

Por në një intervistë të dhënë vetëm pak muaj më parë, nëna e tij ka treguar se ajo nuk ka dashur kurrë që djali i saj të merrej me boks, pasi siç ka sqaruar, ka pasur frikë të shihte të birin tek plagosej në ndeshje.

“Nelsoni që kur ka lindur ka qenë një fëmijë i shkathët. Nuk kemi qenë dakord që të merrej me boks pasi boksi është një sport që do, s’do, do e hash një grusht. Nëna ka dëshirë të mos i prekësh një fije floku fëmijës jo t’i biesh edhe me grusht. Ai ka bërë me dhjetra ndeshje dhe unë kurrë nuk e kam parë. Edhe kur ka dalë në televizor më kanë thanë hajde shikoje, unë kurrë nuk e kam parë sepse nuk mundem”, – është shprehur nëna e Nelson Hysës, raporton Balkanweb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura