Islami: Vendi do hyjë në krizën greke

Jan 31, 2014 | 12:25
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, tha se me këtë qeveri vendi rrezikon të hyjë në krizë si Greqia. “Kjo qeveri shprehet se ka hapur vende pune. Jo vetëm që nuk janë hapur vende pune, por janë shtuar dhe 35 mijë të papunë. Dhe a e dini përse? Kjo lidhet me dy arsye të modelit ekonomik, në paketën fiskale se çfarë po ndodh, se po mbyllen të gjitha bizneset që i kanë futur frikën të gjithë konsumatorëve, dhe për shkak të retorikës që nuk konsumon më, dhe po të pyesësh të gjitha bizneset, ne jemi në vlerat e 30-40% të asaj që ishim. Shqipëria do futet në recesion dhe vendi do futet në një krizë e ngjashme si ajo e Greqisë”, tha Islami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura