Ishte pjesë e Skënderbeut, tani korçarët bëjnë ofertën e majme për të marrë sërish Akinjemin

Aug 27, 2018 | 10:24
SHPËRNDAJE

Lojtari i Ventspils, që i shënoi plot 6 gola Luftëtarit në turin e parë të Europa League, Adeleke Akinjemi, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e klubit të Skënderbeut, por që u huazua tek Trepça në Kosovë, mësohet se është tashmë përsëri në “radarët” e korçarëve.

adeleke akinjemi

Në një intervistë për mediat letoneze, është vetë presidenti i Ventspils, Adlans Sishanovs, që pranon se për lojtarin që tashmë luan në Norvegji tek IK Start, ka pasur një ofertë nga klubi i Skënderbeut. “Nga Shqipëria, klubi i Skënderbeut na ofroi 300 mijë euro. Por, ne e kishim Akinjemin në listën e lojtarëve prej të cilëve mund të fitonim më shumë. Palës shqiptare i thashë se oferta e tyre nuk ishte aq interesante për ne.” – deklaroi presidenti i Ventspils.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura