Ishte nisur për inspektim, humb jetën në aksident drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve, në Shkodër. Dy të tjerë nisën me helikopter drejt Tiranës

Nov 25, 2020 | 16:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar në Iballë të Pukës, me pasojë vdekjen e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër.

mark ndou

“Panorama” mëson se mjeti me të cilin po udhëtonte Mark Ndou ka dalë nga rruga, duke i marrë jetën.

Ndërsa dy shtetas të tjerë punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranes.

Mark Ndou ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje por ka humbur jetën në aksidentin tragjik.

Ndou prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoratit të Pyjeve, ndërsa më përpara ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nën siglën e Partisë Socialiste të Moderuar (PSM).

Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura