Ishte mësuar me pushime të shtrenjta dhe të shëtiste botën, ish-missi me poza hot nga dushi: Po e vuaj karantinimin

Apr 4, 2020 | 13:35
SHPËRNDAJE

Rovena Domi, bukuroshja që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgring të Gjermanisë para disa vitesh, tregon për “Panorama Plus”, izolimin në apartamentin e saj në Tiranë pasi ishte mësuar me pushimet e shtrenjta, duke shkelur në destinacionet më luksoze.

Modelja që shëtit botën po i kalon ditët e karantinës me nënën e saj, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e disa fotove hot nga dushi.

“Kam shtyrë dy udhëtime në Venecia dhe Milano, për t’u rikthyer në fund të prillit apo të majit, kur situata le të shpresojmë që do t’i kthehet normalitetit. Aktualisht, në këtë periudhë izolimi për të gjithë jam në Tiranë.

E vuaj pak me veten izolimin pasi jam mësuar të lëviz dhe e kam paksa të vështirë të qëndroj në një vend, por duhet mirëkuptuar e uruar që të kalojë kjo situatë sa më shpejt e të vijojmë normalitetin. Është një situatë që vetëm izolimi në shtëpi është gjëja më e mirë dhe më e sigurt për të shmangur përhapjen e koronavirusit”, tha Rovena Domi.

Pyetjes se çfarë ambiciesh ka për jetën profesionale pasi kjo situate të marrë fund, nëse i pëlqen të investohet në showbiz, apo të jetë një biznesmene larg vëmendjes së publikut, ajo përgjigjet: “Larg vëmendjes së publikut nuk e përjashtoj dot, pasi kur njihesh në showbiz, fama dhe publiku bëhen pjesë e jotja. Ndërsa në kuadrin e Fakultetit Juridik që kam mbaruar, them që është diçka më private si profesion sesa të jesh në televizion, revista apo emisione, të cilat janë domosdo pjesë e publikut dhe showbiz-it.” /Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura