Ishte infektuar me koronavirus/ Vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

Oct 30, 2020 | 9:35
SHPËRNDAJE

bb3d8537-10d3-4a48-8a23-1f170e5a50bf_w1023_r1_s

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, dhe ishte intubuar.

Më 7 tetor është bërë e ditur se Amfilohije është shtruar në spital për shkak të koronavirusit.

Fillimisht, mjekët e kanë vlerësuar situatën e tij si të qëndrueshme.

Mali i Zi ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura