“Ishte e paplanifikuar”- Nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë deri tek ardhja në jetë e Alaron, rrëfehet Aurela Hoxha: Ja pse nuk e kam ‘prezantuar’ partnerin biznesmen

Oct 13, 2021 | 17:01
SHPËRNDAJE

Modelja Aurela Hoxha dhe partneri i saj, biznesmeni milioner nga Miloti, u bënë prindër për herë të parë rreth 4 muaj më parë.

aurela hoxha (2)

Çifti mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e quajtën Alaron. Gjithë periudhën e shtatzënisë, Aurela Hoxha nuk ndau me ndjekësit në Instagram asnjë foto ku të konfirmonte lajmet se ishte në pritje të ëmbël deri pas lindjes së tij.

aurela hoxha (7)

Gjatë një interviste, modelja zbuloi se nuk e mbajti të sekret shtatzëninë pasi gjatë kësaj periudhe ka qenë në Shqipëri dhe ka udhëtuar, por nuk e ka parë të arsyeshme të hedhë imazhe në rrjetet sociale.

aurela hoxha (5)

“Në fakt nuk kam shumë kohë të rri në Instagram, kam parë komente për fshehjen e shtatzënisë dhe më duket pak absurd. Fakti që nuk e kam publikuar në Instagram, nuk do të thotë që e kam mbajtur sekret. Kam ardhur në Shqipëri, kam udhëtuar, kam dalë në restorante, në Bllok, njerëzit e mi e kanë parë të gjithë. Por jo detyrimisht e kam parë të arsyeshme të hedh një foto. Ka shumë gjëra të jetës sime personale që nuk i hedh në Instagram, por s’do të thotë që i mbaj sekret, thjesht në Instagram publikoj gjëra që i mendoj të arsyeshme. Në momentin që kam publikuar Alaronin, se kam bërë si prezantim, thjesht si një nga momentet e bukura që po kaloja. E kam kaluar shtatzëninë time shumë e lumtur, krenare. S’mund të mbahet një fëmijë sekret”, u shpreh ajo në “Natën me Aulonën”.

aurela hoxha (4)

Aurela Hoxha tha se momenti kur ka parë Alaronin ka qenë më i bukuri në jetën e saj, duke shtuar se deri atë ditë nuk e kishte provuar lumturinë.

aurela hoxha (2)

Modelja tregoi se shtatzënia nuk ka qenë e planifikuar dhe ka zbuluar lajmin se do bëhej nënë në një moment kur nuk e priste.

Ajo u shpreh se është një nënë, e cila kujdeset 24 orë për djalin e saj.

aurela hoxha (1)

“Më duket shumë e çuditshme që jam bërë nënë, s’jam mësuar akoma. Është katër muajsh. Do guxoja të thosha që kanë qenë ditët më të bukura të jetës sime, s’kam kaluar diçka më të bukur, është e jashtëzakonshme. Nuk e kam provuar lumturinë dhe dashurinë e vërtetë derisa kam parë Alaronin. Me Alaronin jam 24 orë vetëm unë, kujdesem vetë për të. Nuk e mendoja, por për fat të keq po, deri aty saqë edhe mamit tim i them: ‘Jo ti nuk di ta mbash”, më duket sikur kam kaluar një jetë dhe di, por ndoshta është instinkti që të vjen natyrshëm. 

Më duket sikur vetëm unë di ta mbaj, ta qetësoj. Nuk ishte e planifikuar, e kishim menduar, por ishte ideja kur të vinte të vinte. Muaji kur e zbulova se isha shtatzënë nuk e prisja, se muaj të tjerë kam bërë edhe testin, por atë muaj s’kisha shqetësime. U surprizova, qeshja, qaja. Nuk e besoja, shqetësimet më kanë filluar vonë. Isha me partnerin kur e morëm vesh”, tha Aurela Hoxha.

aurela hoxha (3)

Ndërsa pyetjes përse s’ka prezantuar akoma me ndjekësit partnerin e saj, ajo iu përgjigj: “Është njëjtë si me Alaronin, do jetë një moment që do vendos ta publikoj, nuk është diçka që e ndjej sikur jam e detyruar me publikun që duhet ti prezantoj partnerin. Se kam ndjerë asnjëherë këtë, as kur kam marrë shumë komente. 

Fakti që kam një jetë publike është për profesionin që kam pasur, kjo s’do të thotë që ai e do këtë gjë. S’do thosha që ai nuk e do apo e do këtë, por ai ka respektuar zgjedhjet e mia, është totalisht zgjedhje e ime që unë ta publikoj kur ta ndjej dhe jo kur të kem presionin e publikut, njerëzve. Do vijë mbase momenti.

Me ‘Alaronin’ e madh, se kam dy tani në shtëpi, është një njeri që rrallë herë më nervozon dhe kur e bën di të më qetësojë, është njeri i mirë, edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra se si më bën të ndjehem, ndihem e plotësuar kur jam me të, më mjafton”,

/Panoramaplus.al

aurela hoxha (5) aurela hoxha (4) aurela hoxha (6) aurela hoxha (8) aurela hoxha (3) aurela hoxha (3) aurela hoxha (5) aurela hoxha (4) aurela hoxha (3) aurela hoxha (7) aurela hoxha (3) aurela hoxha (5) aurela hoxha (5) aurela hoxha (1) aurela hoxha (11) aurela hoxha (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura