Ishte duke hyrë në det, ndërron jetë 48-vjeçari në Golem. Ja çfarë dyshohet

Jul 16, 2023 | 18:38
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë në Golem, pasi ka hyrë në det për t’u larë.

-1200-630-253badef7eca0cd7a80d1de7cbd92f64

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. H., banues në Durrës, i cili sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, ku dyshohet për arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura