“Isha vetë sponsori gjeneral”/ Noizy zbulon shumën marramendëse që shpenzoi për koncertin ‘Alpha show’

Aug 16, 2022 | 22:28
SHPËRNDAJE

Koncerti “Alhpa Show” i iniciuar dhe ideuar nga vetë Rigels Rajku ose ndryshe Noizy ishte padyshim ashtu siç reperi e kishte parashikuar: Një mega spektakël me artistët më të mirë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.

Ai e cilësoi si natën më të bukur dhe ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij.

“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha këngëtari.

Çdo koncert gjigant sidomos si ky i reperit ka nevojë për sponsora të mëdhej dhe të mbulojnë çdo shërbim të mundshëm. Reperi ka folur së fundmi për ‘EuroNews’ ku zbuloi se në fakt ai ishte vetë sponsori gjeneral i gjithë koncertit dhe kostoja ishte mbi gjysmë milioni euro, një shifër që artisti e kishte parashikuar.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.  E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, zbuloi artisti.

I pyetur nëse i ka marrë mbrapsht paratë e shpenzuara me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar ndërsa theksoi se për momentin ka ndërmend të largohet pak për të pushuar pas impenjimit me organizimin e ‘Alpha Show’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura