“Isha shumë i lodhur”, flet Shkurtaj: Nuk do kemi frikë asnjë ekip

SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, realizoi një gol me vlerë tri pikë duke parë se si shkoi ndeshja, por nga ana tjetër humbi edhe raste të pastra.Shkurtaj

Në fund të ndeshjes, sulmuesi foli për “Panorama Sport”, duke pranuar disi lodhjen, por i gëzohet fitores dhe lojës së mirë që kanë bërë. “Pas humbjes që pësuam me Bylisin, kërkonim patjetër fitoren në këtë ndeshje. Besoj se luajtëm shumë mirë sot(dje), ashtu si duhet të luajmë gjithnjë, duke parë kualitetet që kemi”, tha në fillim vlonjati.

Numri nëntë i Kukësit foli edhe për rastet e humbura para portës kundërshtare që mund të kishin vulosur takimin, duke bërë që Kukësi të mos vuante në fund të lojës. “Rastet? Të flas për rastet që humba, mendoj se isha shumë i lodhur aty, ndaj edhe e humba. E rëndësishme është që e fituam ndeshjen”, u shpreh Shkurtaj.

Më tej, në lidhje me ecurinë dhe incidentet në fushë, sulmuesi pohoi se nuk ka frikë asnjë, ndërkohë që incidentet janë të pranueshme në futboll. “Po luajtëm si sot (dje), nuk do të kemi frikë asnjë ekip, por duhet të vazhdojmë kështu dhe të punojmë fort. Incidentet? Janë gjëra që ndodhin në lodhje dhe kur je i mërzitur, por ditën tjetër harrohen”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën sulmuesi i Kukësit. Aktualisht, sulmuesi është në krye të golashënuesve të Kategorisë Superiore.vasil shkurtaj

Në pesë javë kampionat, ai ka shënuar katër gola, ndërsa mbrëmë kishte mundësi të shënonte edhe tre gola të tjerë. Sezonin e shkuar sulmuesi shënoi në 36 javë 12 gola, ndërsa këtë sezon është kandidati kryesor për të qenë golashënuesi i Kategorisë Superiore. Golashënuesi më i mirë i kampionatit, në fund shpërblehet me trofeun “Këpuca e Artë”.

Deri më tani kanë spikatur Vasil Shkurtaj, Grent Halili dhe Realdo Fili, të cilët kanë shënuar nga 3 herë, ndërsa ndjek portieri i Bylisit, Isli Hidi, i cili ka shënuar 2 gola me penallti, së bashku me Majkëll Ngonë.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.