“Isha shpresa e tyre e fundit”/ Si i shpëtuan pilotët privatë të mbijetuarit nga vullkani

Dec 11, 2019 | 9:58
SHPËRNDAJE

073257386-32d50701-96f7-4bf4-906e-f0801795be70-678x450

Një pilot i një helikopteri komercial, i cili drejtoi një ekip që shpëtoi 12 viktima nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin e Bardhë, Zelandë e Re, tha se besonte se ishte shpresa e tyre e fundit për mbijetesë. 

“Ne gjetëm njerëz të vdekur, duke vdekur dhe të gjallë, por në gjendje të ndryshme pavetëdijeje”, tha për “The Guardian” Mark Law, shef i një kompanie turistike, i cili fluturoi mbi vullkan dhe kaloi një orë në tokë pas shpërthimit të së hënës, mes hirit vullkanit, për të kërkuar të mbijetuar, pasi ekipet e emergjencës nuk u lejuan nga autoritetet që të hynin në ishull për shkaqe sigurie.

f5dedeb196dc22_5dedeb196dc60.thumb_

“Dëgjuan se ekipet e emergjencës nuk po vinin në ishull”, tha Law, i cili për 10 vjet kujdesej për Ishullin e Bardhë, nën kompaninë private që e zotëronte atë.

Gjashtë njerëz janë konfirmuar të vdekur në katastrofë dhe tetë të tjerë mund të kenë vdekur në ishull.

Njëzet e shtatë nga 31 personat e dërguar në spital kishin pësuar djegie në 30 për qind të trupit. Priteshin më shumë vdekje mes të plagosurve.

Tashmë është hapur një hetim se pse nuk u paralajmërua tragjedia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura