Ish-spiuni rus u helmua nga një buqetë lulesh? Zbardhen detaje të reja nga hetimi, ja fokusi kryesor

Mar 12, 2018 | 10:35
SHPËRNDAJE

Një buqetë me lule të freskëta të cilat ish-spiun rus Sergei Skripal çoi në varrin e gruas së tij është kthyer në fokusin kryesor të hetimeve të mjekësisë ligjore për sa i përket helmimit të Skriptal dhe vajzës së tij.

Sergej Skripal, ish-koloneli që punoi për britanikët e i dënuar nga rusët, në bisedë me avokaten në vitin 2006
Sergej Skripal, ish-koloneli që punoi për britanikët e i dënuar nga rusët, në bisedë me avokaten në vitin 2006

66 vjeçari dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, vizituan varrezat ku gruaja e tij Liudmila është varrosur vetëm disa orë përpara se të rrëzoheshin pa ndjenja në qendër të qytetit Salisbury të dielën e kaluar.

Besohet se lulet mund të kenë qenë të kontaminuara me agjentin “rrallë” nervor.

Burimiet , informuan  për zhvillimet e fundit të hetimit, i thanë mediave se një pjesë e jashtëzakonshme e hetimit është se buqeta mund të ketë qenë e mbushur me helm, shkruan Daily Mail.

Burimte thanë: “Gjithçka ka të bëjë me lulet në këtë moment … lule të freskëta përgjatë varrit dhe duket se Skripal shkoi atje pak para se të shkonte në parkun e makinave në qendër të Salisbury

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura