Ish-Presidenti Bamir Topi parashikon tërheqje të Sali Berishës: Do të rikonfirmohet qëndrimi zyrtar i PD-së. Lëvizja e ish-kryeministrit është…

Sep 14, 2021 | 20:27
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi parashikon një tërheqje të Sali Berishës në betejën e tij kundër kreut të PD, Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar.

topi-berisha-1

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Topi thekson se do të rikonfirmohet qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike.

Ai renditi tre alternativat, por që u shpreh se më e mundshmja është ajo e “fitores” së PD-së në përballjen Berisha-Basha.

“Alternativat janë këto më të mundshmet. E para do kërkohet kohë për të parë si do shkojë kjo betejë. Që me shumë gjasa do të ketë një rikonfirmim të linjës zyrtare të PD, kjo do të orientojë edhe deputetët që të konformohen me linjën.

Linja tjetër që është më pak e mundshme është që të ketë një orientim të deputetëve tek Berisha. Berisha tashmë është i dalë nga loja.

Linja e tretë është që ky grup i vogël të mbetet i tillë si një atavizëm i grupit parlamentar. Por në parashikimin tim, pavarësisht debateve në fund fare është linja zyrtare që fiton dhe prevalon. Me kalimin e kohës do të ketë një rikonfirmim të linjës zyrtare të PD-së”, u shpreh Topi. 

Sipas tij, lëvizja e Berishës është për të fituar kohë dhe me pas ajo do te zgjedhë tërheqjen.

“Probabiliteti është më i lartë për një tërheqje. Mua më duket që lëvizja e tij është për të fituar kohë, e karakterit taktikë për të parë indikatorët si janë brenda. Nëse ai do të shkojë gjatë rrugës që kjo nuk e çon në asnjë vend, në metodologjinë e tij mund të bëjë tërheqje që o do shihet ose nuk do shihet fare, por do tja lërë kohës dhe harresës”, u shpreh ish-Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura