Ish-pacientja e koronavirus pa asnjë simptomë: Pse është i rëndësishëm distancimi social

Mar 16, 2020 | 21:16
SHPËRNDAJE

Ish-pacientja me koronavirus, Jerri Jorgensen të hënën pretendoi se ajo nuk kishte ndjerë asnjë nga simptomat e koronavirusit, duke theksuar rëndësinë e distancimit shoqëror në përgjithësi.

“Ndihem mirë. Unë jam ndjerë mirë gjatë gjithë kohës”, tha gruaja nga Utah për “Fox&Friends” në SHBA. Jorgensen tha që nuk e kishte kuptuar se e kishte virusin dhe se ndjehej mirë. Gazetari Brian Kilmeade e pyeti Jorgensen nëse ajo me të vërtetë nuk ndjeu ndonjë nga simptomat.

image

“Asnjë. As edhe një”, u përgjigj Jorgensen. Ajo tregoi se burri i saj Mark Jorgensen është i infektuar gjithashtu dhe po i nënshtrohet një trajtimi. Jorgensen, e cila e mori virusin në anijen “Diamond Princess” në Japoni, tha se nuk kishte simptoma kur u diagnostikua.

Të gjithëve në atë anije ku kishte të infektuar iu bë testi i detyrueshëm, përndryshe ajo as nuk do ta kishte marrë vesh që ishte bartëse e virusit. Edhe pse Jorgensen ishte duke u trajtuar dhe monitoruar nga mjekët në anije, nuk i është dashur kurrë të merrte ilaçe kur ishte në “Diamond Princess”.

Dr. Nicole Saphier ngriti rëndësinë e distancës sociale për shkak të mundësisë së bartjes së virusit pa shfaqur simptoma.

“Ky është një mesazh i rëndësishëm për t’u kujtuar. Megjithëse shumica e njerëzve do të kenë simptoma të buta, do të ketë njerëz që në të vërtetë e kanë virusin dhe nuk kanë fare simptoma, kjo është arsyeja pse distanca sociale për të gjithë është kaq e rëndësishme, sepse edhe nëse ndiheni mirë, ju prapë mund të infektoni ata që janë përreth jush”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura