Ish- ministri sulmon Ramën: I poshtëroi ambasadorët, kryeministër delirant

Dec 6, 2017 | 10:42
SHPËRNDAJE

Ish ministri i Jashtem ne kabinetin e Sali Berishes, Besnik Mustafaj, ka komentuar sot deklaratat dhe kerkesat qe ka bere kryeministri Edi Rama per ambasadoret e Shqiperise neper bote, qe te bejne diplomaci ekonomike, por per Mustafajn kjo nuk mund te ndodhe se eshte jashte tagrit te amabsadoreve dhe nuk kane staf.

mustafaj

“S’është e thënë që kryeministri ta njohë politkën e jashtme dhe specifikat e punës së diplomatit ‘sidomos të ambasadorit por e ka për detyrë të dëgjojë këshilltarët. Ne kemi një kryeministër delirant që as di as nuk dëshrion të dëgjojë e të mësojë se i pëlqen vetja e flet për tema…si të shpallem unë për ekspert basketbolli që mund të kem parë 4-5 herë nga shkallët ndeshje.

Ai foli dhe vazhdon të flasë për tema që nuk i kupton fare dhe flet me kompetencën e një njeriu që ka në dorë ti heqë dhe ti vërë ata në këtë kuptim i poshtëroi ambasadorët, i kërkoi gjëra që nuk janë në tagrin e tyre. Si do bëjnë ambasadoret diplomaci ekonomike, kur ambasada tonat nëpër botë janë me 3-4 veta, nuk arrijnë dot ti përgjigjjen asaj propagande që kërkon të bëjë zoti Rama”. tha Mustafaj ne emisionin “Vilsa24” ne News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura