Ish-ministri reagon ashpër ndaj ambasadorëve: Në një vend normal, Lu&Lei do ishin shpallur non grata

Dec 8, 2017 | 11:30
SHPËRNDAJE

“Në një vend normal, diplomatët do të ishin shpallur non grata”. Kështu shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një koment në Twitter, me një reagim të ashpër ndaj qëndrimit të diplomatëve për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri vetëm me votat e Partisë Socialiste.

POSTIMI:

Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!

ylli manjani ne twiiter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura