Ish-ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Vetëm duke marrë më shumë armë nga Perëndimi mund ta fitojmë luftën me Rusinë

May 31, 2022 | 19:22
SHPËRNDAJE

 

Ish-ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Andriy Zagorodnyuk ka deklaruar se vendi i tij mund ta fitojë luftën vetëm duke u pajisur me më shumë armë nga Perëndimi.

5914097f-8b93-4019-b1e9-c1030b6249ce

“Sapo të mund të marrim më shumë armë, veçanërisht, artileritë që janë dërguar tani nga perëndimi, ne mund të shkojmë në kundërsulm ndaj Rusisë” tha Andriy Zagorodnyuk për BBC.

Sipas tij, forcat ruse ishin “me kapacitet maksimal” dhe po hidhnin gjithçka në erë në luftën në Donbas.

“Ata po sjellin të gjitha pajisjet e tyre dhe kështu me radhë – dhe kështu aktualisht ata janë në maksimum të kapacitetit të tyre, maksimumi i aftësisë së tyre. Ukraina përfundimisht nuk po ndryshon strategji. Ne jemi absolutisht të vendosur për të fituar. Ne e dimë se mundemi. Ne e dimë se ushtria jonë është shumë më efikase dhe efektive sesa ajo e Rusisë. E vetmja gjë që na duhet është të ri-përshtasim veten me armë shtesë dhe ne mund ta bëjmë këtë”, është shprehur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura