Ish-kreu i Bashkisë Përmet merret i pandehur: Abuzoi me pronën publike

Feb 11, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe është marrë si i pandehur nga Prokuroria. Jaçe akuzohet për “shpërdorim detyre”.

10383654_10206119675218302_7741438024347339121_n
Edi Rama me Gilberto Jaçe

Sipas prokurorisë ish-kryebashkiaku ka abuzuar me trojet publike në Përmet, buzë lumit Vjosa.

Jaçe i cili ka drejtuar Bashkinë e Përmetit për dy mandate ishte kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015, por humbi përballë kandidatit të Partisë Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura