Ish-drejtori i Policisë së Kamzës përballë tij në garën për president të PL-së, Ilir Meta: Do të fitojmë pa doping

Apr 24, 2024 | 14:28
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar kandidaturën e ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha, i cili do të garojë përballë tij për t’u bërë Presidenti i partisë.

ilir meta

Kreu i PL-së përshëndeti ish-drejtorin e Policisë së Kamzës “për shpirtin e garës”, pas vendimin të tij për ta rivalizuar.

Por, Ilir Meta theksoi se “sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi”, duke përmbyllur fjalën “do të fitojmë pa doping”.

“E përshëndes për shpirtin e garës, shpirtin e garës e kemi të lindur. Sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi. Do të fitojmë pa doping”, tha Meta.

LEXONI EDHE: Gara për t’u bërë President i PL, Ilir Metës i del një konkurrent! Kush është ish drejtori i Policisë së Kamzës që synon drejtimin e Partisë së Lirisë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura