Ish deputetja e PD ironizon Bashën: Sheshi më i bukur i Tiranës u deformua si një govatë

May 23, 2015 | 18:12
SHPËRNDAJE

Në kulmin e fushatës elektorale, shtohet një tjetër zë kundër punëve të Lulzim Bashës në Tiranë.

Postimi i Përnaskës në Facebook

Ish deputetja në dy legjislatura e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, shkruan në faceboook se sheshi kryesor i Tiranës është deformuar dhe është kthyer në një govatë në qendër të kryeqytetit.

“Sheshi Skenderbej…..Dje…… dhe Sot…… si mund te deformohej ne kete fare feje sheshi me i bukur i kryeqytetit!!!!! C’lloj mendje sajoi kete “govate” ne zemer te Tiranes?????! Ka degjuar njeri per emrin e arkitektit qe sajoi kete shemti?”, shkruan Përnaska.

Ish deputetja demokrate megjithatë nuk foli gjatë dy viteve që ajo përfaqësonte elektoratin e djathtë, nga 2011 deri në 2013, kohë kur u bë edhe sheshi Skënderbej.

Së fundmi ajo pretendonte të merrte mandatin e deputetit pas kandidimit të Halim Kosovës, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi se mandati i takon Asllan Dogjanit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura