Ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta: Nuk bëj telenovelë me jetën private

Mar 18, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

Në foto: Teuta Krasniqi, Blero dhe vajza e tyre
Ndonëse jo shumë e njohur në Shqipëri, martesa me këngëtarin Blerim Muharremi (Blero) e afirmoi atë jashtë mase, ndërsa në Kosovë njihet si një nga aktoret më të mira, më profesioniste dhe më të bukura. Për  herë të parë pas ndarjes, Teuta Krasniqi ka folur për emisionin ‘’Profil’’ në Zico Tv. E pyetur fillimisht mbi profesionin e saj dhe nëse do pranonte të bënte skena intime në rolet e saj, ajo përgjigjet: ‘’Jo, por nuk e di çfarë nënkuptohet me skena intime. Shpesh njerëzit pyesin si është puthja skenike, ajo është puthje e thjeshtë, vetëm përqendrohesh në tekst e skenë. Nuk jam kundër skenave intime apo të zhveshjes, por vetëm nëse skenat arsyetohen. Në momentin që je profesionist, duhet të përballesh më të gjitha gjërat’’, – shprehet aktorja e njohur, e cila është nënë e një vajze. ‘’Absolutisht të qenët nënë nuk e krahasoj me asgjë. Edhe sa i përket dashurisë, të gjitha futen në një thes. Pasi lindi Tara, thosha pse kam jetuar unë përpara, çfarë kam bërë unë deri tani”. E sa i përket ndarjes nga Blero, ajo duket shumë e distancuar dhe shprehet: ‘’Unë jo rastësisht e kam dhënë atë deklaratë dhe vazhdoj të jem prapa saj dhe nuk dua të flas për jetën private. Kam një princip se të gjithë ata që më përkrahin mua e duan punën time, rolet e mia, pasi prezencën nëpër emisione nuk e kam krijuar përmes jetës sime private. Duke qenë fytyrë publike, jetën private nuk mund të mbash fshehur. Mua nuk më ka befasuar kjo bujë e madhe mediatike se kam qenë e përgatitur se do merrte të tilla përmasa. Deklaratën e bëra që të sqaroj të tjerët, ndarja nuk është e lehtë, njeriu kalon në faza të ndryshme, është një proces i vështirë kur ke fëmijë, i dhimbshëm. Ka njerëz që gëzohen me fatkeqësitë e të tjerëve, por këto janë gjëra që ndodhin në jetë. Në situata të tilla kam vënë re që njerëzit janë lodhur, por rëndësi që unë të jem e qetë në shpirt e të mos u kushtoj vëmendje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura