Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ahmet Krasniqit tregon emrin: Ja personi që e di kush e vrau kolonelin

Sep 22, 2018 | 8:18
SHPËRNDAJE

Në RTV Dukagjini, ish- bashkëpunëtori i ngushtë i Ahmet Krasniqit ka dhënë emrin e personit për të cilin ai mendon se e di kush e vrau kolonelin Krasniqi.

ahmet-krasniqi-800x450_1537596944-2324417

Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi ka thënë se Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin, transmeton gazetametro.net

“Fatos Klosi di gjithçka për këtë vrasje. Paraqitjet e tij të mëvonshme tregojnë që ai din gjithçka. S’ka mundësi të mos e dijë sepse të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha shërbimet e Shqipërisë ai i ka ditur”, tha Zogaj.

“Jam i bindur se mos zbardhja e vrasjes së tij ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nuk është i rëndësishëm vrasësi që e ka gjuajt plumbin por kush i ka dhënë urdhrat”.

Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi luftoi për unifikim të grupeve ushtarake që vepronin në Shqipëri, sepse kishte frike se pa unifikim do të dëmtohej lufta çlirimtare.

Ndërsa, në një deklaratë pak më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit kishte gisht pikërisht Fatos Klosi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura