Irlandë, referendum për traktatin fiskal të BE

May 31, 2012 | 10:37
SHPËRNDAJE

Irlandezët sot po hedhin votat e tyre në referendumin e organizuar mbi një traktat fiskal të Bashkimit Evropian, që për synim ka sforcimin e eurozonës e cila tashme është në krizë.

Irlanda është vendi i vetëm anëtar i Bashkimit Evropian, kushtetuta e të cilit kërkon që traktati të miratohet me shumicën e votës së qytetarëve.

Sondazhet flasin se shumica e votuesve irlandezë do të votojnë në favor të këtij traktati, me të cilin parashihen dënime për vendet anëtare të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen, e të cilat dështojnë të balansojnë buxhetet e tyre.

Më shumë se 3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. Irlanda ka pranuar një pako shpëtimi prej 106 milionë dollarësh amerikanë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria irlandeze ka tërhequr vërejtjen se “jo”-ja në referendum mund të rrezikojë shanset e këtij vendi tashmë në telashe financiare, të sigurojë ndonjë pako tjetër shpëtimi nëse ka nevojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura