Irani do hakmerret/ Ish-zyrtari i CIA-s paralajmëron sulm terrorist: Mund të ndodhë kudo në botë, synohet vrasja e…

Jan 4, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

5801094052dd731b008b4ffd

Në kulmin e tensioneve që ka shkaktuar vrasja e gjeneralit të fuqishëm iranian, Qassem Soleiman, urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump, vjen deklarata e fortë e ish zv drejtorit të CIAS Michael Morell.

Në një kohë që Irani e ka bërë publike kërcënimin për hakmarrje, ai shkon më tej dhe paralajmëron një sulm terrorist, me qëllim vrasjen e ndonjë zyrtari të lartë amerikan, raportojne mediat amerikane.

“Irakianët do të kryejnë një sulm terrorist, me qëllim vrasjen e një zyrtari të lartë amerikan. Kjo mund të ndodhë kudo në botë, madje dhe në tokën amerikane”, ka thënë ai.

“Soleimani ishte një gjeni i keq, që kishte shumë gjak amerikan në duar. Bota është një vend më i mirë pa të, por problemi është se do të paguhet një çmim i rëndë. Së pari, do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë. Mund të ndodhë në ditët e ardhshme në vendet ku Irani ka ndihmës”, ka deklaruar ish-drejtori i CIA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura