“Investim 2 mln euro në sistemin e filtrimit”- Rama në Elbasan: Sipërfaqja e mbrojtur në vend është rritur! Ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës

May 1, 2024 | 12:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sipërfaqja e mbrojtur në vendin tonë është rritur me 22%, teksa theksoi se ky sezoni turistik do të jetë më i pastër për ujërat larës.

“Ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës, nuk pretendojmë se do të ketë akoma difekte, por me vendosjen e një masa drastike për sipërmarrjet në industrinë e turizmit dhe hotelerisë së mikpritjes po shikojmë rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do të jetë perfekt”, tha Kryeministri.

Më pas Rama shtoi se “Jemi në një fazë të re, këtë do e kuptojnë të gjitha kompanitë shqiptare ku vendi pasi ka kaluar me sukses procesin e skanimit të BE me çelje ne negociatave ka marrë edhe angazhime të forta lidhur me mjedisin, përgjegjësinë kombëtare, institucionale e individuale në respektimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit”, u shpreh kreu i qeverisë nga Elbasani teksa ndodhej në një kompani private, e cila sipas tij, ka bërë investim 2 mln euro në sistemin e filtrimit.

Edi Rama: Më vjen mirë që në këtë ditë të 1 Majit të jem këtu dhe të përfitoj nga rasti t’ju uroj të gjithë njerëzve të punës, qe besojnë tek puna, që bashkojnë forcat në punë, që përmes punës po provojnë se asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar dhe po bëjnë sukses nga majat e maleve deri në fushat e begata të Shqipërisë. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë shëndet e sukses.

Sot na solli këtu një premtim i mbajtur i kompanisë pas një udhëkryqi dhe një ngërçi të krijuar si rezultat i reagimit legjitim të komunitetit dhe po ashtu të institucioneve shtetërore për të ndaluar emetimin e CO2 duke vendosur të Gjithë filtrat e domosdoshëm. Kompania e kishte në plan ta bënte investimin, por ishte e domosdoshme që nga kompania të vendosej si prioriteti nr1.

Investimi është i konsiderueshëm për një element që në pamje të parë nuk është ndër elementët e gjithë linjës së rëndë të prodhimit, ai i sistemit të filtrimit është 2 mln euro investim.

Ja ku jemi sot në 1 maj këtu që të shohim jo vetëm rezultatin e këtij investimin dhe transformimin për të rritur cilësisht kushtet e punëtorëve, të gjithë parametrat e respektit dhe të nevojshëm për të pasur një motivim të plotë në punë. Sot paga mesatare e kompanisë në tërësi është 1000 euro, kurse në këtë impiant është rreth 900 euro. Është pagë e konsiderueshme dhe e respektueshme krahasimisht me nga jemi nisur 10 vite më parë.

Jemi në një fazë të re, këtë do e kuptojnë të gjitha kompanitë shqiptarë ku Shqipëria pasi ka kaluar me sukses procesin e skanimit të BE me çelje ne negociatave ka marrë edhe angazhime të forta lidhur me mjedisin, përgjegjësinë kombëtare, institucionale e individuale në respektimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

Sipërfaqja e mbrojtur e Shqipërisë është rritur nga 17 në 22%, ashtu sikundër edhe kontrolli i shoqëruar me vetëdije të sipërmarrjeve po jep rezultate pozitive.

Ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës, nuk pretendojmë se do të ketë akoma difekte, por me vendosjen e një masa drastike për sipërmarrësit, sipërmarrjet në industrinë e turizmit dhe hotelerisë së mikpritjes po shikojmë rezultate që na bindin se sezoni i ardhshëm do të jetë perfekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura