Investigimi/ Skllavërimi i fëmijëve, punojnë 13 orë në miniera për të nxjerrë mineralin që përdoret për telefonat, avionët e kozmetikën (VIDEO)

Nov 17, 2019 | 22:06
SHPËRNDAJE

Minerali që përdoret për të furnizuar avionët makinat, telefonat, që i jep shkëlqim ngjyrave dhe kozmetikës dhe madje shërben si izolim termik, në fakt nxirët nga disa fëmijë në miniera në Madagaskar.

Një investigim nga NBC News, ka treguar fakte të tmerrshme se si këto fëmijë punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes, të ekspozuar ndaj një nxehtësie përvëluese, ndërsa kalojnë nga njëri shkëmb tek tjetri, në kërkim të mineralit.

21126562-7695413-image-a-13_1574018766524

Gazetarja Cynthia McFadden, e cila vizitoi fëmijët nëpër miniera, tha se kompanitë në Madagaskar që punojnë me mineralin e quajtur Mica, janë të vetëdijshëm se fëmijët janë pjesa thelbësore e biznesit të tyre.

Gazetarja tregon se momenti më i dhimbshëm ishte kur pa një nënë së bashku me katër fëmijët e saj, të gjithë së bashku punonin në miniera.

21126536-7695413-image-a-22_1574018967596

“Të gjithë ata  po punonin nën temperatura përvëluese, pa asnjë hije. Kishin 5 orë në diell duke punuar dhe të pestë ata ndajnë një filxhan oriz në ditë, pasi vetëm kaq mund të përballojnë me paratë që marrin”, tha ajo.

21126560-7695413-image-a-14_1574018766526 21126528-7695413-image-a-19_1574018766603

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura