Interi kampion i Italisë, mesazhi emocionues i presidentit Zhang: Ti je krenaria ime, le të vazhdojmë këtë rrugë

Apr 23, 2024 | 7:25
SHPËRNDAJE

Interi fitoi për të njëzetën herë Serinë A italiane, ku një kontribut të rëndësishëm për skuadrën zikaltër ka dhënë edhe presidenti i tyre, Zhang. Pas shpalljes matematikisht kampion, Zhang shprehet tepër i emocionuar për këtë triumf historik:

zhang

“Uau, 20. Çfarë numri! 20 kampionate. 116 vjet dhe tani më në fund jemi këtu.”

”Sot është një ditë e veçantë, një ditë historike për të gjithë Familjen e Madhe zikaltër. Dita në të cilin zemrat tona janë plot gëzim sepse Interi ka arritur një objektiv që vetëm pak mund ta aspirojnë.

Sot të gjithë tifozët e Interit në mbarë botën po festojnë pushtimin e Yllit të Dytë, një shenjë e pabesueshme që kemi bërë histori së bashku. Jemi përballur me sfida të panumërta, mes sukseseve dhe momenteve të vështirësisë, derisa arritëm lavdinë më të madhe, e cila na shpërblen për të gjitha përpjekjet tona. Synimi ynë ka qenë gjithmonë i njëjtë, të rikthehemi në krye në Itali dhe Europë. Së bashku e arritëm. Dhe sot festojmë kampionatin e njëzetë në historinë tonë, yllin e dytë që tani e tutje do ta mbajmë në gjoks.

Së bashku me familjet Morati dhe Pelegrini, me të gjithë tifozët e Interit që janë dridhur, qarë dhe gëzuar gjatë gjithë historisë së klubit, me ta jam edhe unë dhe familja ime. Ne jemi krenarë që kemi trashëguar trashëgiminë e tyre dhe kemi lënë gjurmë në historinë 116-vjeçare të Interit, një histori që vazhdon me kalimin e kohës.

Ndërsa emocionohemi së bashku, përballë dy yjeve që ndriçojnë sonte, mendojmë për të gjithë ata që e realizuan këtë arritje të jashtëzakonshme. Një fitore që është rezultat i punës së drejtuesve dhe stafit të nivelit më të lartë edhe jashtë fushës. Prandaj do të doja të falënderoja drejtuesit e mi, të gjithë gratë dhe burrat e Klubit, pa ta ky sukses nuk do të ishte arritur kurrë.

Falënderimi im më i madh shkon për luftëtarët tanë që luftojnë në fushë. Për zotin tonë të madh, Simone Inzagi, dhe gjithë stafin e tij: faleminderit Simone. Siç e kam thënë shumë herë, ju jeni një dhuratë për mua gjatë presidencës sime. Ju jeni një trajner, një person i jashtëzakonshëm, i cili formësoi ekipin tonë me një mentalitet fitues. Ju përcollët besim dhe qetësi dhe krijuat këtë grup të madh.

Gjithashtu dua të falënderoj lojtarët e mi. Ju jeni krenaria ime dhe forca lëvizëse e Interit. Ju jeni një grup kampionësh i përbërë nga vlera autentike.
Fansat tanë të jashtëzakonshëm, që këndojnë me mua refrenin më të bukur: “për gjithë ato kilometra që bëra për ty!…” Kjo është kënga që më emocionon më shumë dhe që së shpejti do të bëni jehonë së bashku në “San Siro”. Ky është viti i tetë i pronësisë sonë në këtë klub të mrekullueshëm. Ne kemi përjetuar dy finale evropiane së bashku, 7 trofe, kemi qenë dy herë më të mirët në Itali. Ne e kemi bërë Interin tonë të rritet, së bashku, kemi arritur lartësi të paimagjinueshme, brenda dhe jashtë fushës.

Le të vazhdojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm, që realiteti ynë të jetë po aq i lavdishëm sa ëndrrat tona.

Forca Inter gjithmonë!”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura