Integrimi/ Mesazhi i Bundestagut: Shqipëria në rrugë të mbarë, reforma zgjedhore shumë e rëndësishme, vetingu ‘OK’

Jul 26, 2018 | 20:45
SHPËRNDAJE

Deputeti gjerman Nikolas Löbel tha se Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt integrimit në BE, po shtoi se udha deri në objektivin final është ende e gjatë. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ai e vuri theksin te rëndësia e reformës zgjedhore në procesin e integrimit në BE, ndërsa vlerësoi pozitivisht procesin e vetingut.

Capture

“Shqipëria në rrugë të mbarë”

Që në fillim të fjalës së tij, Löbel bëri të qartë se flet “në emrin e Bundestagut gjerman”.

Deputeti gjerman tha se integrimi i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Gjermanisë dhe shtoi se “zhvillimet dhe performanca e Shqipërisë kohët e fundit ka qenë impresionuese”. Por, ai tha se duhen bindur edhe vendet e tjera të BE-së, për vendimmarrje në favor të Shqipërisë në pranverën e 2019-ës.

“Nga perspektiva gjermane ky vit është shumë i rëndësishmen për sa përket marrjes së vendimit ligjuar me procesin e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE, por Europa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje duhet bindur jo vetëm Gjermania, por gjithë shtetet anëtare për dhënien e perspektives evropianë për Shqipërinë dhe për këtë është caktuar një plan kohor, që konstaton në atë që në pranverën e 2019-ës, KE do paraqesë një progres-raport lidhur me Shqipërinë dhe në varësi të këtij progres-raporti do merret vendimi në muajt e mëtejshëm të pranverës 2019”.

Edhe nëse në këtë datë vendoset hapja e negociatave me Shqipërinë, ky është vetëm fillimi, u shpreh. Dhe për të ilustruar këtë solli një shembull:

“Janë 35 kapituj anëtarësimi. Ka vende që kanë 13 vite që po punojnë për anëtarësimin dhe janë të kapitulli i parë”.

Reforma zgjedhore dhe vetingu

Teksa u ndal te kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadër të integrimit në BE, Löbel tha se për perspektiven gjermane “reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për të krijuar një stabilitet të fuqishëm politik dhe duhet të marrë mbështetjen e të gjitha palëve politike për të qenë dhe një reformë e qëndrueshme”.

Deputeti gjerman la të kuptohet se vlerësimi i Bundestagut për vetingun është pozitiv:

“Se sa seriozisht e ka marrë Shqipëria anëtarësimin për këtë mjafton të shpohesh rezultatet në reformën në drejtësi dhe procesesin e vetingut, e ka marrë shume seriozisht. Ashtu si dhe ne që kemi 50 ekspertë ndërkombëtare që vëzhgojnë. Reforma në drejtësi dhe vetingu janë një gur i rëndësishëm themeli” për vendimmarrjen e pranverës së vitit të ardhëm, tha.

Balla: Opozita bllokoi shkollën e Magjistraturës

Ndërsa Taulant Balla, gjatë fjalës së tij, tha ndër të tjera se mes çështjeve për të cilat e informoi deputetin gjerman, ishte edhe “bojkoti i opozitës duke bllokuar vijimin e shkollës së magjistraturës”.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F1817986198246973%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura