Informaliteti, Rama pi kafe me kupon tatimor në ish-Bllok

Sep 3, 2015 | 8:19
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi lançoi nisjen e operacionit kunder informalitetit, Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren.

10987368_10153190504766523_3350940448102897716_nAi është parë sot se bashku me drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj teksa konsumonin një kafe se bashku.

11261404_10153190505341523_621837905546980832_n
Rama dhe Shehaj konsumuan një kafe në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, nga ku Rama përsëriti atë që tha edhe dje. Sipas tij, “marrja e kuponit tatimor nga qytetarët është një detyrim patriotik”.

11228033_10153190505781523_5783087592805697867_n

Rama, Shehaj, Fuga sot ne lokal
Rama, Shehaj, Fuga sot ne lokal
“Merrni kuponin tatimor sepse shqiptarët, nga konsumimi i 1 milion kafeve, humbin 61 milionë dollarë”, tha Rama.

rama3

Në një prononcim për media Rama deklaroi se e mori kuptonin tatimor dhe duke nxitur gjithë qytetarët të mos largohen pa e marre.

11223751_10153190505206523_4782935218407827750_n
“Duke ardhur tek pika fundore, ne praktikisht bllokojmë prurjet që vijnë nga burimet e mëdha të evazionit që janë kompanitë e mëdha, që janë furnizuesit e mëdhenj, që janë ata që tregtojnë me shumicë mallrat e vlerës, apo mallrat e konsumit të përgjithshëm. Është shumë e thjeshtë dhe për këtë arsye marrja e kuponit tatimor është sot një detyrim patriotik për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë, që financat tona publike të fuqizohen ashtu siç nuk e imagjinojmë dot sot dhe pastaj ne të keni mundësi që të bëjmë shumë më tepër investime, për shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha kemi mundësi të ulim taksat dhe të rrisim rrogat për të gjithë”- tha Rama.

Pyetur për radhet e gjata ne QKR, Rama tha se ajo shërben me orë të zgjatura, por do të kishte qenë më mirë që të regjistroheshin kohë më parë.

11949292_10153190504401523_2217800691160918970_n

“Sepse, nëse këtu kemi një lokal që shërben me kupon tatimor, familja që ka investuar për të ndërtuar këtë biznes të vogël bashkë me ata që janë të punësuar në këtë biznes të vogël, e në mos qoftë biznes i vogël edhe biznes i madh, nuk i ka borxh askujt që ngjitur me të të jetë dikush tjetër që bën garipin dhe përfiton duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke bërë të pamundur që ata që kanë lokalin këtu të përfitojnë nga ulje taksash dhe të rrisin rrogat dhe të rrisin punësimin e tyre”- tha ai.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura