“Inflacioni arriti 8% në muajin gusht”/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë! Rritja e çmimeve, rreziku kryesor për…

Oct 5, 2022 | 16:15
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se inflacioni në muajt korrik dhe gusht, shënuan shifrat respektive prej 7.5% dhe 8%.

gentsejko

Në një konferencë për mediat, Sejko tha se ekonomia shqiptare pësoi rritje me më shumë se 6% në 6 mujorin e parë të këtij viti, ndërsa në 3 mujorin e dytë, filloi të ulej.

Sejko: Rritja e shpejt e çmimeve rreziku kryesor për rritjen afatgjate. Të vijojmë normalizimin e politikës monetare. Në vijim do ju njoh me vendimin e politikës monetare. Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produkteve. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë.

Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë. Konsumi familjar solli norma të qëndrueshme rritje. Kjo tendencë është prezente në tregun e punës. Rritja e kërkesës për punë dhe mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion në rritjen e pagës në sektorin privat. Rritja e normës bazë të interesit, janë pranë niveleve të ulëta historike. Kursi i këmbimit të lekut, mbetet në pozita të forta në krahasim me euron. Kredia bankare financon investimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura