Infermierja që vrau veten dje, motra e zv. ministrit Kadriu

Apr 16, 2018 | 18:56
SHPËRNDAJE

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Xhylie Hajdari, u gjet e vdekur. Dyshohet se ajo bëri vetëvrasje në shtëpinë e saj. E ndjera kishte punuar si kryeinfermiere në Spitalin Regjional të Gjilanit. Bëhet e ditur se ajo është motra e Zëvendës ministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriut

Policia nga rajoni i Gjilanit është duke e hetuar vdekjen e kryeinfermieres, Xhylie Hajdari. Për këtë punë tashmë janë intervistuar disa persona. Disa të tjerë pritet të intervistohen. Dyshimet e policisë që nga dje janë se e ndjera ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.rexhepw_1523893957-4426714
“Jemi duke i vazhduar hetimet. Për këtë çështje tashmë janë intervistuar disa persona”, ka thënë të hënën për Express, zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

Viktima e moshës 51 vjeçare ka qenë motra e zëvendësministrit në ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriut. Ky i fundit në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për vdekjen e saj.

“Në mesin tonë familjar asnjëherë më nuk do jemi të kompletuar, sepse do të na mungosh ti motër Xhylie Kadriu – Hajdari por dashurinë, gëzimin e lumturinë qe na le ndër ne ti përgjithmonë do të jetosh në zemrat dhe shpyrtat tanë”, ka shkruar ai.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.
Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri.  Vetëvrasje  në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit./Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura