Incidenti me flamurin shqiptar, Cakoviç pritet si hero në Serbi: Provokim i hapur, s’kthehem në asnjë mënyrë në Fier (VIDEO)

Mar 29, 2015 | 20:51
SHPËRNDAJE

Vetem disa dite pas incidentit qe ndodhi me flamurin shqiptar ne nje ndeshje qe luhej ne Fier, portieri 24-­vjeçar serb është pritur si hero gjatë vizitës se tij ne Serbi dhe është shoqëruar nga zv.presidenti i klubit. Siç shkruajne mediat serbe, vleresimin e aktit te tij si akt heroik, ai nuk e ka pranuar, duke thene se në kushtet që u ndodh, çdokush do të kishte vepruar si ai. Incidentin portieri e ka quajtur “një provokim i hapur”. 

“Ju e patë vete atë që ndodhi. Ne ishim duke luajtur në stadiumi, një tifoz kërceu gardhin dhe hyri ne fushe….erdhi drejt meje…Ishte sigurisht një provokim, sepse ai e dinte se unë isha një serb…”,- thekson Caković.

Wilson Caković

“Ndjenja që pasoi ishte e papërshkrueshme…. dy ose tre mijë njerëz filluan të me fyenin, mallkonin, dhe thërrisnin: “Vriteni serbin”. Kjo zgjati deri sa unë shkova në dhomë…Unë nuk jam një hero, unë mendoj se gjithkush në vendin tim do kishte vepruar kështu, dhe unë nuk shoh ndonjë gjë heroike”,- tha Caković.

Pasi ka mësuar pezullimin pa afat nga klubi fierak, Cakoviç ka deklaruar për “crvenazvezdafk.com” se, nuk ka shanse të kthehet më në Fier, kështu që kërkon të nisë stërvitjen me Zvezdën dhe më pas të bëhet pjesë e këtij klubi.

“E di që jam pezulluar nga Apolonia, por s’e di se çfarë do të bëj në të ardhmen. Që të kthehem në Fier, ne asnje menyre. Shpresoj të qëndroj këtu, pasi me Zvezdën kam nënshkruar kontratën e parë si profesionist”, ka thënë Cakoviç.

Disa disa dite me pare ne nje interviste per “Panorama Sport” Cakoviç tha se nuk e kishte pare flamurin shqiptar, por ndërhyri pasi policia nuk po largonte nga fusha një person që po shkatërronte ndeshjen. 

Ishte ky reagimi i Vilson Cakoviç, i cili në minutën e 22-të të ndeshjes i hoqi nga duart flamurin shqiptar një tifozi që hyri në fushë. Kjo shkaktoi acarimtek tifozet, te cilet u ngriten te gjithe ne kembe dhe kerkuan largimin e portierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura