Incesti, përdhunimet dhe homoseksualiteti i londinezit që u lidh me Shqipërinë

Jan 24, 2019 | 9:52
SHPËRNDAJE

Ne e njohim Bajronin si një simpati zant të shqiptarëve, por poeti sim bol i romantizmit është po aq i njohur botërisht edhe për historinë e incestit me motrën e tij, Augusta. Idili mes tyre zë fill kur ai ishte rreth moshës 20-vjeçare dhe ajo 26.

Bajron

Si fëmija e vetme e babait të tyre, Xhorxh Bajron, me gruan e tij të parë, ajo mbeti jetime pas vdekjes së të ëmës, duke u detyruar të rritej te të afërmit. Biografë të Bajronit thonë që deri në ditën që u takuan, vëlla e motër kanë qenë thuajse të panjohur me njëri-tjetrin. Ama, kjo s’i pengoi që të përjetonin një dashuri të zjarrtë, thashethemet rreth së cilës e detyruan poetin që të martohej me Anabela Milbanken, që t’i fashiste sadopak ato. Por, kjo martesë zgjati shumë pak.

Dhe shkaku ishte pikërisht obsesioni i fortë që Bajroni kishte për Augustën. Jo vetëm një herë, Anabela e ka quajtur të shoqin publikisht edhe “të çmendur”, duke pretenduar madje, që ai e kishte përdhunuar atë rregullisht. Sipas dokumenteve të ndryshme, historia skandaloze e tij me të motrën, mori dhenë në të gjithë Anglinë, çka solli dhe largimin e tij përfundimtar nga vendlindja, për të mos u kthyer më kurrë aty.

motrat e Bajron

Megjithatë, korrespondenca Bajron-Augusta ka zgjatur prej më se 16 vjetësh, edhe pse në pjesën më të madhe të kësaj kohe ajo ishte e martuar me nënkolonelin Xhorxh Leigh, në fakt edhe ky një kushëri i saj. Kulmi i këtij incesti të bujshëm konsiderohet vajza e tretë e Augustës, Elizabetë Medora, lindur më 1814, me shumë gjasa krijesë e dashurisë mes tyre.

Në disa biografi të Bajronit, përmendet edhe një vizitë e fshehtë e tij tek e motra për të vizituar vajzën, në një kohë kur zhurma për marrëdhënien mes tyre kishte arritur kulmin dhe e kishte bërë atë t’i ndërpriste këto vizita. Gjithashtu, ka mbërritur në ditët tona edhe një letër që poeti i shkruan një mikut të tij për Medorën, me një gjuhë që të kujton atë të një babai për vajzën e tij.

Autori i poemës “Udhëtimet e Çajld Haroldit”, është përfolur jo vetëm për aventurat me femrat, por edhe për lidhjet e tij homoseksuale, që nga koha e studimeve në kolegj, deri në vitet e fundit në qëndrimin e tij në Greqi.

PANORAMA/ Suplementi: Unë Gruaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura