Ina Kollçaku reagon pas komenteve të Arjan Konomit për termat “pervers” dhe “seksizëm”: Zoti mbroftë adoleshentët që kanë…

Feb 22, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

Sindi Loci u rikthye në “Për’puthen Prime” pas një jave pezullim nga programi për shkak të reagimit që pati ndaj Juljan Lalës, i cili e krahasoi me “vajin ekstra të virgjër të Borshit”.

ina kollcaku arjan konomi(1)

Në përballjen mes tyre, 22-vjeçarja nisi t’i kërkonte një shpjegim se përse e quajti femër perverse, ndërkohë që komentin e tij për vajin, e quajti seksizëm dhe bullizëm.

ina kollcaku arjan konomi(12)

Në lidhje me këtë debat, Arjan Konomi u shpreh se fjala pervers në fakt ishte thënë nga ai dhe se kishte kuptimin e “një zgjedhjeje jo të zakonshme”.

Nisur nga fjalët e opinionistit, Ina Kollçaku, ish-konkurrente e “Për’puthen 1” ka reaguar ashpër në Instastory-n e saj.

ina kollcaku arjan konomi (2)

Sapo kuptova që fjala ‘perverse’ qenka krijuar nga Arjan Konomi dhe ka kuptim një zgjedhje jo e zakonshme. O Zot!”.

Nisur nga informacionet që vetë moderatorja ka vetë, Ina shkruajti më tej:

ina kollcaku arjan konomi(14)

Seksizmi është një term i lidhur vetëm me paragjykimet me bazë gjinore. Psh: Vajzat/ gratë veshin rozë. Pse ke veshur bluzë rozë si vajzë?

Djemtë/ Burrat punojnë në ndërtim. Pse burrë je ti të punosh në ndërtim?

Në një tjetër status, Ina shkroi:

ina kollcaku arjan konomi(13)

Fjala femër madje është traumatike për një feministe, nëse nuk po përdoret vetëm për seksin, psh në pasaportë. Vajzë dhe grua është i vetmi term i saktë. Unë kur dëgjoj ‘jemi femra’ më vjen të vdes”.

ina kollcaku arjan konomi(10)

“Ngacmimi seksual nuk është seksizëm. Ngacmimi seksual është ngacmim seksual! Seksualisht ngacmohen vajzat, djemtë, homoseksualët, biseksualët dhe unë si sapioseksuale, sa herë dikush thotë diçka idjote!”

ina kollcaku arjan konomi(9)

“Ju përshëndes tani! Zoti mbroftë adoleshentët që kanë këto shembuj! Uroj të harrojnë me moshë ç’a kanë dëgjuar sot! Ju lutem, blini një libër!”, përfundoi kështu Ina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura