Imami flet ashpër për kritikët: Nuk bashkohem me asnjë, duan të shkatërrojnë PD-në

Mar 11, 2018 | 10:08
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, i cili është dhe një kritik i zotit Basha, ka deklaruar më emisionin Kjo javë në Neës 24 se nuk do të bashkohet me asnjë nga lëvizjet brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij këto shkatërrojmë më shumë PD-në dhe jo kryetarin Basha.

arben imami

Pjesë nga intervista

Pse nuk bashkoheni me Arstit Patozin?

Nuk dua të komentoj kolegët. Nuk e quaj një zgjidhje atë që thotë Patozi. Jam Arben Imami, kam integritetin tim dhe personalitetin tim. Unë nuk jam me askënd, afër apo larg  jam me Partinë Demokratike.

Jeni por idesë së një partie për të luftuar Bashën?

Jo nuk jam fare dakord. Unë mbështes dhe Harxhin dhe Patozin.

Një pjesë duan që të ndihmojnë Bashën dhe të shporren këta qelbësira, por një pjesë duan që shpëtojnë nga Basha dhe të shkatërrohet fare PD. Nuk kam qenë dhe nuk do të bashkohem me njeri për të krijuar një parti të re.

Unë kam mendim që të konsultohem me të gjithë. Por kjo nuk më nxit patjetër që të krijoj një parti tjetër për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Ju mendoni se PD duhet të ketë një tjetër lidership?

Unë mendoj se ky njeri që është i paaftë, i paaftë. Por ka dhe shumë të tjerë që mendojnë ndryshe si unë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura