Iljan Stermolli: Pse fotografoj femrat seksi, për minorenet nudo marr leje nga prindi

Jun 17, 2015 | 14:09
SHPËRNDAJE

Iljan Stermolli

Iljan Stermolli është një djalë i ri që ka pasion fotografinë dhe ende nuk dëshiron ta quajë veten profesionist, edhe pse ka 6 vjet me aparat në dorë. I pëlqen të fotografojë femrat e bukura dhe seksi, t’i vendosë ato në pozicione provokuese, herë në rroba sensuale e herë pa rroba fare…Janë vajza të reja që zhvishen para aparatit, madje edhe minorene, siç është rasti i fundit që shkaktoi goxha bujë, kur 17-vjeçarja e vetëquajtur Kristjana Saxobeat pozoi lakuriq dhe aq provokuese, saqë në rrjetet sociale u quajtën pornofoto. Vetë Iljanit nuk i bëjnë më përshtypje vajzat e zhveshura dhe as joshjet e tyre, por duket se nuk është dakord për moshën e ekspozimit nudo. “Nuk jam i mendimit që minorenet duhen fotografuar nudo, por opinioni im është i tepërt nëse minorenia ka miratimin e prindit”, thotë Iljani, teksa flet për gazetën “Panorama”, duke iu referuar edhe rastit konkret, 17-vjeçares Kristjana.
17-vjeçarja Kristiana që merr leje nga prindërit për të bërë foto nudo
Duke parë albumin tuaj të fotografive, vumë re se kryesisht fotografon vajzat e reja e të bukura. Është pasioni dhe zgjedhja juaj për të fotografuar femrat seksi, apo janë këto femra që ju zgjedhin juve?
Ehhhh… kujt nuk do i pëlqente të fotografonte vajza të bukura dhe ‘sexy’…Në fakt, unë kam pasion fotografinë dhe kur i përkushtohesh punës me pasion e zell, si pasojë vjen natyrshëm zgjedhja e femrave për t’u fotografuar.
Si veprimet që bëjnë këto modele (femra) në fotografi, ashtu edhe veshjet janë mjaft provokative. Pse kaq shumë provokim; sepse kështu kërkon publiku, sepse provokimi “shet”, sepse provokimi ju pëlqen…apo çfarë tjetër?
Hmmmm…mendoj se të gjitha së bashku, ndikojnë. Sensualiteti është gjithmonë i bukur dhe në modë.
Duke fotografuar gjithnjë femra të bukura, herë me gjoks të ekspozuar e herë krejtësisht nudo, a nuk tundoheni?
Pyetje që e kam dëgjuar shpesh, në fakt fokusohem te puna, ajo ka prioritet.
A ka pasur raste që nuk keni rezistuar dot dhe i keni kapërcyer marrëdhëniet fotograf-modele?  
Jo, asnjë rast i tillë.
Zakonisht e zgjedhin modelet mënyrën, vendin dhe pozicionin e fotos, apo jeni ju që i sugjeroni të gjitha?
Unë do ta quaja bashkëpunim më tepër, por që pjesa e konsiderueshme vjen nga sugjerimet e mia, zgjedhje kjo e femrave.
Fotografitë i keni në të dyja versionet, bardhezi dhe me ngjyra. Akoma nuk jeni i vendosur se cili version ju pëlqen më shumë?
Më pëlqejnë fotografitë me ngjyra edhe bardhezi. Nuk e besoj se do t’i ndaja ndonjëherë. Ato ndryshojnë nga çfarë do të shprehesh me to (melankoli, trishtim, gëzim, sensualitet, sharm e shumë faktorë të tjerë, si ambienti etj.).
A është fotografimi një profesion, me të cilin mund të fitosh, pra të bësh para?
Fotografimi është një profesion shumë i bukur. Fotografimi është art, por fatkeqësisht si çdo art tjetër në Shqipëri, nuk vlerësohet.
Një vajzë minorene që pretendon se është 17 vjeç dhe që ka emrin e artit Kristjana Saxobeat, është fotografuar nudo nga ju dhe në pozicione të tjera provokuese. Për këto fotografi, ajo ka deklaruar se i ka marrë leje nënës së saj. Në fakt, a merrni leje nga prindërit për fotografim, në rastet e minoreneve?
Pa diskutim që konsulta me prindin është primare. Ajo është zgjedhje personale e modeles me prindin. E respektoj zgjedhjen e tyre edhe ruaj privatësinë nëse më kërkohet.
Po ju vetë, a mendoni se minorenet duhen fotografuar nudo?
Nuk jam i mendimit që minorenet duhen fotografuar nudo, por opinioni im është i tepërt, nëse minorenia ka miratimin e prindit…



ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura