Ilir Meta shpalli si kandidate për Zv.Presidente të PL, Erisa Xhixhon, por një tjetër anëtare e KDK futet në garë! Kush është bankierja

Apr 23, 2024 | 14:39
SHPËRNDAJE

Pasi kreu i PL-së, Ilir Meta shpalli si kandidate për Zv.Presidente të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhon, anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri, ka paraqitur kandidaturën e saj për këtë post.

MixCollage-23-Apr-2024-02-33-PM-9160

Kandidatja Myrvete Asqeri ka mbaruar arsimin e lartë për “Kontabilitet – Financë” dhe ka dhënë konsulencë në strategji biznesi, risk finaciar, risk kredie, produkte financiare, akes në financë, trajnim dhe mentorim, operacione huadhenie, menaxhuese dhe motivuese e një numri të madh burimesh njerëzore në banka të nivelit të dytë.

Sipas, Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, aktualisht Asqeri mban pozicione të larta në sistemin bankar, pranë të cilit është atashuar që prej vitit 2005.

Ajo do të garojë përballë Erisa Xhixhos në Konventën Kombëtare që do të zhvillohet më  27 prill 2024.

Ndërkohë mbeten të hapura aplikimet për shpallen e kandidaturave për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, ku aktualisht ka shpallur kandidaturën vetëm kreu i saj Ilir Meta, si edhe për postin e zv.President i Partisë së Lirisë.

Njoftim për mediat i Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, znj.Silva Caka

Kam kënaqësinë të njoftoj se pranë Departamentit të Organizimit të Partisë së Lirisë është depozituar sot zyrtarisht kërkesa e anëtares së Komitetit Drejtues Kombëtar, znj.Myrvete Asqeri, për të kandiduar për postin e ZëvendësPresidentes së Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27 prill 2024.

Znj.Asqeri ka mbaruar arsimin e lartë për “Kontabilitet – Financë” dhe për një kohë të gjatë ka dhënë konsulencë në strategji biznesi, risk finaciar, risk kredie, produkte financiare, akes në financë, trajnim dhe mentorim, operacione huadhenie, menaxhuese dhe motivuese e një numri të madh burimesh njerëzore në banka të nivelit të dytë.

Aktualisht, ajo mban pozicione të larta në sistemin bankar, pranë të cilit është atashuar që prej vitit 2021.

Duke i uruar znj.Myrvete Asqeri shumë suksese në garën për ZëvendësPresidente të Partisë së Lirisë, u jemi të lutur të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e:

President i Partisë së Lirisë
ZëvendësPresident i Partisë së Lirisë

të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.

Po kështu, çdo anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, si dhe çdo ekspert i pavaruar, që dëshiron të paraqesë propozime, amendime apo shtesa në dokumentin e “5 prioriteteve” dhe në Draft-Statutin e Partisë së Lirisë, t’i paraqesë ato me shkrim në adresën e email: [email protected] ose në adresën e email: [email protected] deri ditën e mërkurë, datë 24 prill 2024, ora 23:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura