“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”- Ja si iu përgjigj Olta Gixhari ndjekëses që e kritikoi për mëmësinë

Apr 7, 2021 | 9:44
SHPËRNDAJE

Olta Gixhari publikon herë pas here foto me të birin, Amar, të cilit ende nuk ka vendosur t’ia zbulojë portretin.

olta gixhari (1)

Ditën e djeshme, aktorja doli jashtë në natyrë me Amar për të shijuar edhe rrezet e diellit, krahas së cilës shkroi: “Paqja ime”.

olta gixhari (3)

Mirëpo, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj: i vogli ishte pa çorape.

Idjote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”, ishte “kritika” që një ndjekëse i bëri.

Olta i është kundërpërgjigjur gjithë sportivitet, duke shkruar: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.

olta gixhari (6)

Amar erdhi në jetë në muajin gusht të vitit 2020 dhe vetëm pak kohë pas lindjes, Gixhari arriti të kthehej në super formë.

olta gixhari (5)

Gjatë shtatzënisë, aktorja u largua drejt Spanjës, për të qenë pranë bashkëshortit të saj.

olta gixhari (5)

Ndërsa aktualisht, së bashku me të birin, është kthyer në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë më parë, ajo tregoi se e do shumë vendin e saj, por mundësitë për të ardhmen e Amar janë shumë herë më të larta në Spanjë, prandaj ende nuk e ka vendosur se ku do të qëndrojë.

olta gixhari (1) olta gixhari (8) olta gixhari (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura