Ibra vendos diktatin në Amerikë: Kam shënuar në çdo debutim. Goli nga 40 metra? Pashë portierin…

Apr 1, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Debutimi i suedezit Zlatan Ibrahimovic me skuadrën e tij të re La Galaxy ka qenë spektakolar. I futur si zëvendësues, 36-vjecari ka realizuar 2 gola në harkun kohor të 20 minutave lojë. Ai u hodh në fushë në minutën e 71 dhe arriti të përmbyste rezultatin me një magji nga 40 metra dhe një gol në frymën e fundit..

Ibra

“Të gjithë po prisnin debutimin tim dhe donin të isha në fushë. Shpresoj ti kem kënaqur me paraqitjen time”, theksoj ai.
Ai komentoj edhe golin e parë që erdhi me një predhë nga 40 metra. “Pashë portierin që kishte dal pak dhe mendova ta provoja. Doja të shënoja me cdo kusht në këtë ndeshje dhe ia dola. Zakonisht në çdo debutim timin kam shënuar dhe nuk doja ta prishja këtë statistikë” përfundoj Ibrahimovic.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura