“I vetmi drejtim strategjik”/ Rama flet për Ballkanin e Hapur dhe sqaron pozicionin e vëllait të madh: Kur i vogli ka një hall kërkon ndihmë, ndërsa kur i thua më dëgjo…

Sep 27, 2021 | 11:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që  të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës.

Nga konferenca e përbashkët me homologun e Kosovës, Albin Kurti, Rama sqaroi edhe pozicionin e vëllait të madh, për të cilin tha se ‘nuk pretendoj që të jem vëllai i madh në Kosovë dhe aq me teper i Albin Kurtit’.

Teksa iu referua Ballkanit te Hapur, kreu i qeverise theksoi se një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE në Ballkanin e Hapur është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për tensione.

Më ka qëlluar të jem vëllai i madh në shtëpi dhe si vëllai i madh kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka një problem. Kur i vogli ka një hall, thotë duhet ti i madhi të më mbështetës, ndërsa kur i thua vëllait të vogël më dëgjo mua, nuk të dëgjon.

Unë nuk pretendoj që jam vëllai i madh këtu, aq më tepër vëllai i Albin Kurtit. Ky është një debat filozofik,

Por edhe njëherë unë jam edhe më i bindur sot, se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik, që ne të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës.

Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur, por duhet t’ja lërë vendit mirëqenies dhe saldimit të paqes. E gjitha kjo nuk mund të jetë e plotë pa njohjen e Kosovës

Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE në Ballkanin e Hapur është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për çfarëdor lloj tensionesh që vijnë nga e shkuara dhe nga një klime që ç’tensionohet duke bërë më fqinjët gjera mira”, tha Rama.

Më tej ai u shpreh se Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij.

Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij. Duke mos pritur që agjendat të na i bëjnë të tjerët, por duke çuar përpara këto nismat e nevojshme.

Forca duhet të jetë shumë e madhe, për të parë më tutje. Kosova e ka fituar luftën, lufta ka mbaruar. Ato helikopterët që vijnë vërdallë janë për ushqim propagandistik, Kosovës nuk kanë çfarë ti bëjnë.

Përpjeka për Ballkanin e Hapur nuk e tjetërson përpjekjen diplomatike për njohjen e Kosovës”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura