I vendosi zjarrin lokalit të Noizyt, Gjykata e Durrësit merr vendim për kushëririn e këngëtarit

Jul 3, 2023 | 15:41
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Eraldo Musteqja, autor i zjarrvenies se lokalit të Noizit.

noizi-640x450

Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas tij, ai ka qenë në zonën pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal, i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit.

Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të “shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura