I shprehu hapur pëlqimin, por 28-vjeçarja zgjedh ‘shefin’ dhe jo djalin e tij: Seksi me të është i mrekullueshëm dhe…

Oct 27, 2021 | 23:45
SHPËRNDAJE

Një koleg më tha se më pëlqen, por ai nuk ja ka idenë se jam në një lidhje me babain e tij, i cili është i martuar,”- kështu e nis rrëfimin për “Dear Deidre” të “The Sun” një 28-vjeçare.

marredhenie, tradhti (1)

Ajo tregon se si shefi në punë iu gjend pranë në një moment të vështirë që po kalonte. Mirëpo, ngushëllimi i tij i afroi aq shumë, sa tashmë kryejnë marrëdhënie seksuale. Nga ana tjetër, djali 25-vjeçar  shefit i ka shprehur hapur pëlqimin dhe dëshiron që të dalë me të.

Ja rrëfimi i plotë:

Shefi im e ndërtoi kompaninë ku punoj nga hiçi. Ai është 45 vjeç dhe deri më tani është martuar tre herë. Kohët e fundit kam humbur gjyshin tim. Ai ishte i sëmurë prej muajsh edhe nuk ishte çudi kur nëna më telefonoi për të më dhënë lajmin e hidhur.

Kishim shumë punë atë ditë, po bënim inventarin dhe nuk mund të largohesha. Prandaj nisa të qaja dhe ishte shefi ai që mu afrua dhe më përqafoi. Shkova të merrja një pecetë, por ai më tha: ‘E shijova këtë edhe pse ti je e trishtuar’. U ktheva për një përqafim të dytë, por këtë herë ai më puthi.

Ne ishim vetëm në zyrë, vazhduam të putheshim dhe më pas kryem marrëdhënie seksuale mbi tavolinën e tij. Mendova se nuk do të ndodhte më kurrë, por pas një dite që qëndrova në shtëpi, u riktheva në punë. Ai më ftoi për drekë dhe rezervoi një hotel, ku kaluam një pasdite plot pasion.

Më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe dua të jem me të. Djali i tij është 25 vjeç. Është një djalë i qetë dhe i ëmbël, por nuk është tipi im. Po flisnim për planet e fundjavës dhe e pyeta nëse kishte një të dashur. U trondita kur më tha se do të donte të dilte me mua.

Çfarë të bëj? Ai është më i përshtatshëm për moshën time, por jo tipi i mashkullit që dua të kem në krah. Preferoj më shumë shoqërinë e babit të tij.”.

“Dear Deidre” thotë:

Ai nuk është i disponueshëm. Ju doni të jeni gruaja e tij e katërt, apo e dashura me të cilën argëtohet? Pa pasionin dhe marrëdhënien seksuale, lidhja juaj nuk do të zgjaste.

Keni një punë të mirë, do të ishte turp të bëheshit objekt thashethemesh në zyrë ose më keq akoma, duke u etiketuar si ‘shkatërruesja e martesës’. Tregojini shefit se seksi që ndodh rastësisht nuk është ajo që dëshironi dhe bëjani të qartë se nga kjo marrëdhënie edhe ai mund të humbasë shumë gjëra. Kërkojini që raporti mes jush të jetë vetëm profesional tani e tutje.

Flisni edhe me djalin e tij dhe thuajini se është një djalë i mrekullueshëm dhe ju vjen mirë që ka menduar të dalë me ju, por sqarojini se nuk mund të jeni e duhura për të. Dilni me miq dhe takoni njerëz që janë më të përshtatshëm me moshën tuaj, për të përjetuar një marrëdhënie të sinqertë.”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura