I shkruan të dashurit se do ndahet si gënjeshtër e ‘1 prillit’, shokohet nga përgjigja e tij

Apr 2, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Kur Hayleigh McBay e la të dashurin e saj duke i bërë një rreng për ditën e gënjeshtrës në 1 prill, gjëja e fundit që ajo priste, ishte që ai të binte dakort me të, shkruan ‘Mirror’.

Ajo i ka shkruar një mesazh në WhatsApp për t’i thënë se nuk donte më që të ishin të lidhur, duke menduar se ai do mërzitej shumë.

“Nuk dua të jem me ty. Nuk jam e lumtur”-ka shkruar vajza.

“Falë Zotit që e the ti e para, kështu që nuk duhej ta thoja unë”- i është përgjigjur djali.

Hayleigh është shokuar nga përgjigja e tij, por fatmirësisht ai po bënte shakanë e tij të ‘1 prillit’ pasi e ka kuptuar se e dashura po bënte rrengun e saj.

Vajza ka publikuar historinë e saj në rrjetet sociale duke shkruar “Mos e provoni këtë gënjeshtër”.

 Biseda e plotë e çiftit me mesazhe.

Vajza: Nuk dua të jem me ty. Nuk jam e lumtur.

Djali: Falë Zotit që ti e the e para.

Vajza: Çfarë?

Djali: Çfarë?

Vajza: Çfarë do thuash me këtë?

Djali: Ti e the e para, kështu që nuk me duhej mua të ta thoja.

Vajza: Pra ti nuk do të jesh me mua?

Djali: Jo!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura