“I pranishëm ishte edhe djali im i vogël”- Vrau kunatin pasi zbuloi se i kishte p*rdhunuar vajzën prej moshës 9-vjeçare, shqiptari bën kërkesë për lirim nga burgu

Apr 20, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Avokatët e 50-vjeçarit shqiptar Fatmir Tarellari, i cili në muajin janar vrau me pushkë kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani për shkak se i kishte përdhunuar vajzën, kanë bërë kërkesë për lirim nga burgu.

fatmir tarellari erjon pelivani

Sipas taxydromos.gr, Fatmir Tarellari mbahet në një repart special në burgjet e Larisës dhe kontakton pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij.

50-vjeçari u la nën masën e sigurisë arrest shtëpie me 22 janar, por pas një jave qëndrimi në shtëpi, ai u dërgua në burgjet e Larisës.

Shqiptari vrau me pushkë gjahu 33-vjeçarin pasi i ngriti një kurth kur mësoi se Erjon Pelivani kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij dhe menjëherë më pas është dorëzuar në Polici.

Para krimit, vajza e tij tashmë 18-vjeçe i kishte rrëfyer se Erjon Pelivani, vëllai i gruas së tij të dytë, e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e kishte shantazhuar se do t’i publikonte video intime.

“E bëra për mbrojtje, u pendova”, ka thënë dëshminë e tij, duke argumentuar se arma është shkrepur aksidentalisht.

“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e kishte lënë vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbylli derën e dhomës ku ishte me të vajza ime”, thuhet në dëshminë e babait 50-vjeçar.

Ai pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga 33-vjeçari.

“Vajza ime, e cila është jetime për shkak se i ka vdekur nënë nëna e saj, ka absolutisht nevojë që unë ta mbështes psikologjikisht dhe financiarisht. Ajo është e dëmtuar emocionalisht dhe ka arritur deri në tentativë për vetëvrasje. Nuk e dija këtë, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”.

Fatmir Tarellari gjithashtu ka deklaruar se jetesa e familjes së tij, kryesisht djalit të mitur dhe vajzës së tij studente në Universitet varen vetëm nga puna e tij pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura