I moshuari bën gjestin e veçantë, pasi gjeti në tokë zarfin plot me euro

Jul 20, 2018 | 11:23
SHPËRNDAJE

Një akti i jashtëzakonshëm i ndershmërisë është kryer nga një pensionist 82-vjeçar i cili teksa kalonte në rrugë mes Battaglione Framarin dhe Legione Antonini, gjeti një zarf në tokë, pa emër dhe adresë.

3866990_0933_euro579

I kuriozuar nga ajo cfare mund te kishte brenda, i moshuari e hapi zarfin dhe pa atje brenda nje tufe me kartemonedha qe gjithsej shkonin ne shumen e një mijë eurove.

Pa u menduar dy here, pensionisti menjëherë shkoi në stacionin e policisë dhe ia dorëzoi zarfin një agjenti, duke i treguar edhe detajet si e ku e kishte gjetur.

Zarfi do te dorezohet tek pronari i ligjshëm nese ai do duhet të tregojë shumën e saktë të humbur dhe emërtimet e kartëmonedhave.

Sipas ligjit, nëse askush brenda një viti nuk i kerkon ato para, ato do te behen te pensionistit qe i gjeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura