I maskuar dhe i ulur në një karrocë me rrota, ja çfarë po ndodh me gjendjen shëndetësore të Brad Pitt

Apr 15, 2021 | 23:28
SHPËRNDAJE

Ylli i Hollywood-it, Brad Pitt u fotografua duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills me një karrocë, gjë që shqetësoi fansat e aktorit për gjendjen e tij shëndetësore.

brad pitt (2)

Sipas “Page Six”, ylli “Once Upon a Time in Hollywood”, ka shkuar në qendrën mjekësore për një takim dentar.

brad pitt (7)

Nuk ka asgjë. Punë stomatologjie”,- tha një burim.

brad pitt (6)

Është e pasigurt nëse aktori po përjeton ndonjë shqetësim, pasi ishte tepër i ‘maskuar’, me syze dielli dhe me një maskë fytyre.

brad pitt (5)

Për më tepër është e panjohur se çfarë procedurë dentare kreu ai.

brad pitt (4)

Është e mundur që Brad Pitt të jetë në një karrocë, për shkak të politikës spitalore, të cilët mbajnë përgjegjësi nëse pacientët dëmtohen gjatë daljes nga institucioni.

brad pitt (1)

Kohët e fundit, aktori ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, deklaroi se është abuzuar fizikisht nga aktori.

angelina jolie brad pitt (4)

Madje, njëri nga gjashtë fëmijët e tyre është i gatshëm që ta dëshmojë këtë në gjykatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura